Albspirit

Media/News/Publishing

Pjetër Vukaj:  Bota të flasë dashurisht

Image result for pylli i dashurise

Globi si një mollë e bukur, me vrima si nga krimbat gjithë brejtje

E shoh, e shoh çuditërisht

Në vrimat e brejtjes, ka mbirë kaq shumë urrejtje!

Dhe pak dashuri, mjerisht…

 

Do të të dëshironja që e gjithë bota një gjuhë të flasë,

Jo gjuhën kineze, rusisht, spanjisht, as anglisht…

Çdo komb le ta flasë gjuhën e dheut të vet…

Por e gjithë bota të flasë një gjuhë, dashurisht…

Please follow and like us: