Albspirit

Media/News/Publishing

Pavarësisht pëlqimit nga Qose (Nderi i Kombit), nxënësit suedezë refuzojnë Peter Handke, çmimi Nobel për Letërsi

Featured Image

Peter Handke nuk u ftua për një prezantim para nxënësve në komunën Rinkeby të Stokholmit, si pjesë e projektit “Nobel në Rinkeby”, njoftojnë mediat suedeze.

Që nga viti 1988, nxënësit në shkollat ​​e Rinkeby kanë punuar me këtë projekt çdo vjeshtë ndërsa lexojnë libra dhe shoqërohen me laureatët e rinj të Nobelit në letërsi.

Kjo traditë do të prishet për herë të parë këtë vit, pasi nuk do të ftohet laureati austriak Nobel Peter Handke. Vetëm Olga Tokarczuk, fituesja e dyë e Nobelit, është e ftuar në Rinkeby këtë vit.

Peter Handke është kritikuar për mohimin e genocidit të Srebrenicës dhe për marrëdhënien e tij miqësore me Sllobodan Millosheviçin.

“Ne të rriturit duhet të marrim përgjegjësi dhe duhet të kujdesemi që të mos përfshijmë fëmijët tanë në këtë fushatë”, thotë Gunilla Lundgren, themeluese e projektit “Nobel në Rinkeby”.

Gunilla shprehet se studentëve iu prezantuan pikëpamjet e Handkes për Srebrenicën dhe marrëdhëniet e tij me Sllobodan Milosheviçin.

Rinkeby është një komunë e vendosur në veri të Stokholmit. Në këtë komunë, shumica e banorëve janë emigrantë. /KultPlus.com

https://www.botasot.info/lajme/1177300/skandaloze-rexhep-qosja-perkrah-mikun-e-millosheviqit-ndersa-ofendon-ibrahim-rugoven/

Please follow and like us: