Adriatik Ago kalon Vetingun në Policinë e Shtetit
Nën drejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Adriatik Ago ka kaluar vettingun.
Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i cili vlerësoi se Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justifikojnë.
Komisioni konfirmoi gjithashtu pastërtinë e figurës së nëndrejtorit të SHÇBA-së.
Adriatik Ago doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit 5 ditë më parë.
Please follow and like us: