Albspirit

Media/News/Publishing

Angela Martini flet për fëmijërinë: Njerka s’më donte, thurte vetëm intriga

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka folur së fundmi për librin e saj të parë, të porsadalë në treg, “Love, Hope, Light” (“Dashuri, Shpresë, Dritë”) . E ftuar në emisionin “Opinion”, Martini bëri me dije se ka trajtuar ndër të tjera fëmijërinë dhe adoleshencën me dy prindër të divorcuar, si dhe sesi dikush ka tentuar ta rrëmbejë në moshën 10-vjeçare. Ajo nuk ngurroi t’i ndante edhe në studio.

“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë, kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”-tregoi Angela.

Modelja tregoi më tej se bashkëjetesa me njerkën ka qenë tepër e vështirë, pasi kjo e fundit e keqtrajtonte, duke krijuar intriga, mashtrime, madje duke penguar edhe nënën e Angelës që ajo të bashkohej me të bijën në Zvicër. “Marrëdhënia ishte si historia e Borëbardhës. Ajo nuk më donte mua. Nuk e shihja këtë vetëm te ngrohtësia, por edhe mashtrimet dhe shpikjet”-tha modelja. Për marrëdhëniet aktuale me të atin, Martini u shpreh se takohet me të njëherë ose dy herë në vit. Risjellim në vëmendje se Angela Martini është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu, i shpallur në kërkim prej disa kohësh tashmë, pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentacioni të trashëgimisë së disa pronësive në bregdet.
Image may contain: 1 person, text

Please follow and like us: