Albspirit

Media/News/Publishing

Leshnica që u bë ‘lesh e li’ me luftëtarë për ISIS

Kalvari i vuajtjeve të familjarve në fshatin Leshnicë në Porgadec vazhdon ende sepse nuk kanë informacione nga fëmijet e tyre që janë rekrutuar për në Siri.

Prej vitesh nuk ka informacion as për të afërmit e tyre që kanë mbetur gjallë në kampet e Sirisë. Fshati Leshnicë, në vitin 2013 u kthye në qendrën kryesore të rekrutimit të të rinjve nga Pogradeci si luftëtarë për ISIS.

Në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, babai Ervis Alinjit, Hamdi Aliinji prej 6 viteve nuk di për fatin e të birit, 25 vjeçarit, që mendohet se ka humbur jetën në 2013 në Siri.

Kontaktin e fundit me Ervisin, prindërit e kanë pasur nga Gjermania dhe që prej atëhërë nuk kanë dëgjuar më asgjë për fatin e tij.

I riu iku nga shtëpia pa ju treguar prindërve se do shkonte në Siri. I ati beson se ai është gjallë duke I bërë thirrje qeverisë shqiptare ta ndihmojë në gjetjen e tij.

Po brenda këtij fshati ndodhet edhe Fitrete Hamzaj e cila tregon që nipi i saj Bledi Hamzaj ka shkuar bashkë më bashkëshorten dhe vajzën në Siri. Sipas saj ai ka lindur edhe një vajzë tjetër në kamp.

Ndërsa Vladimir Lipo kryeplaku i fashatit Leshnicë deklaron që brenda fshatit janë tre djem të cilët janë rekrutuar për në Siri disa edhe me fëmijët dhe bashkëshortet e tyre.

Ai i bën thirrje instancave shtetërore të ndërhyjnë për t’i kthyer në Shqipëri.

Please follow and like us: