Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta regjizorja Arzana Kraja

Para pak minutash u shpërnda lajmi se ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Të shokuar për këtë lajm kanë mbetur të gjithë e sidomos ata që e njohën nga afër e punuan bashkë.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar menjëherë duke u shprehur të shokuar. Ata kanë vlerësuar angazhimin e saj në kinematografi si dhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një vajze në lagjen “Kalabria”.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Please follow and like us: