Video/Anila Kalleshi, mesazhi sensibilizues në Ditën Botërore të Mirësjelljes
Sot, 13 Nëntori është Dita Botërore e Mirësjelljes.
Kjo ditë në gjithë botën është e dedikuar për njohjen e asaj që vërtet do të thotë të jesh i sjellshëm. Kushtojini vëmendje dhe kujdes të tjerëve. Ishin japonezët ata të parët që e promovuan këtë iniciativë: Dita botërore e mirësjelljes lindi në Japoni falë Japan Small Kindness Movement, e themeluar në vitin 1988 në Tokio.
Mirësjellja është kortezi, edukim i mirë, sjellje e mirë, dashuri, pozitivitet dhe jo ironi e arrogancë. Përdor sa herë te jetë e nevojshme fjalët magjike: faleminderit, ju lutem, më fal. Por këto fjalë nuk mjaftojnë. Mirësjellja është gjithashtu një person i mirë: altruist, bujar dhe i dobishëm me të tjerët, pa interes. Ju duhet ta dini se mirësjellja është e mirë jo vetëm për ata që e marrin atë, domethënë për të gjithë ata që janë përreth jush, por mbi të gjitha për ata që e bëjnë këtë. Për më tepër, është gjithashtu e mirë për zemrën tuaj, duke ju bërë të ndiheni të qetë dhe të relaksuar!
Ka shumë arsye për të mësuar se si ta bëni atë me lehtësi dhe me një vëmendje ndaj tjetrit. Dhe jo vetëm në ditën që feston mirësjelljen, por çdo ditë të jetës suaj.
Ky është mesazhi im për të gjithë ju sot! #WorldKindnessDay #ditaboteroreemiresjelljes