Albspirit

Media/News/Publishing

Rëndësia e Peter Bayer si raportues për Kosovën pranë Këshillit të Europës

Image result for Mimoza AHMETAJ. ambasadore e kosoves

Mimoza AHMETAJ

Ambasadore e Kosovës pranë Këshillit të Europës

 

 

 


Strasburg, 16 nëntor 2019

 

Zgjedhja e deputetit te Bundestagut gjerman Piter Beyer, nga koalicioni qeverisë CDU-CSU i Kancelares Merkel si reporter i Kosovës në KiE është një arritje për politikën dhe diplomacinë e Kosovës.

 

Kjo nuk është hera e parë që Kosova ka reporter në një organizatë multilaterale të natyrës së KiE (KëshillitEvropës), OKB, BE, OSB etj. E veçanta e kësaj here është fakti që me votimin e Peter Beyer dhe me humbjen që pësoi Alexei Kondratiev, Kosova e konfirmoi edhe një here orientimin e saj pro-perendimor dhe i dërgoi mesazh Evropës se asnjëherë nuk do të lejojë që forcat autoritare ta përfaqësojnë Kosovën në institucione relevante siç është KiE, i cili përmban vetë institucionin më të lartë të drejtësisë, Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Duke u ballafaquar me një situatë në Bashkimin Evropian ku institucionet janë në tranzicion, me Brexit, i cili po mban peng gjithë vemendjen e BE dhe më gjerë, me qendrime divergjente të shteteve antare përsa i perket të ardhmes së BE-se dhe sidomos politikave të zgjerimit, shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk  i mbeten shumë alternativa.

Sidomos situata është rënduar pas refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i cili ka mbetur vendnumëro.

Kjo situatë e krijuar ka bërë qe disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i kthejnë sytë nga lindja. Qendrimi i tillë i BE-se vetëm sa po ushqen ambiciet e dominancës së Rusisë së Putinit në Ballkan dhe Europë. Ndikimi rus është më shumë se evident nëpërmjet financimit të partive politike, shoqerisë civile, mediave, armatimit, etj.

E gjithë kjo fushatë agresive ruse në bashkëpunim edhe me shtete të tjera ka për qëllim ndryshimin e rendit politk global. Rusia e sotme nuk është ajo e Gorbaçovit dhe as e Jelcinit, por ajo e Putinit.

Ditë më parë u shënua 30-vjetori i rënies së murit të Berlinit dhe rënies së perdes së hekurt në mes të Llindjes dhe Perëndimit, por në këtë përvjetor do të dëshironim që edhe muri i izolimit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian të binte në mënyrë që shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u hapej mundësia e fillimit të negociatave dhe përfundimisht të vulosej rruga drejt Perëndimit.

Kosova deri tani qoftë për shkak të politikës së saj koseguente pro perëndimore si dhe përkrahjes masive popullore ndaj kësaj politike ka arritur që ta ruaj orientimin e vet pro perëndimor dhe të mos lejojë që Rusia të ndërhyjë në politikën e brendshme.

Tentativa ruse për ta prishur këtë konsensus nacional pro-perëndimor në Kosovë u shpërfaq edhe së fundmi me tendencën ruse që raporteri i ardhshëm në Këshillin e Europës për Kosovën të jetë rusi Alexei Kondratiev, colonel në shërbimin sekret GRU, senator në Senatin Rus, i afërt me Presidentin rus, Putin dhe i implikuar në vepra kriminale në Kosovë si kidnapimi i një vajze në kohën kur ishte në shërbim të njësive ushtarake ruse në Kosovë në vitin 1999-2000. Për këtë edhe u detyrua të lëshonte Kosovën.

 

Zgjedhja eventuale e tij do të thoshte bllokim permanent i Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit dhe procesit integrues në BE. I tërë angazhimi i tij do të ishte rreth kthimit të Kosovës në Serbi, gjë që ai vazhdimisht e ka bërë të qartë publikisht. Do të ishte Rusia ajo që do te fliste në emër të Kosovës dhe qytetarëve të saj ne KiE.

Më të tillë raportues Kosova asnjëherë nuk do të arrinte të anëtarsohej në KiE dhe asnjë organizatë tjetër multilateral sepse ndikimi i raporteve të KiE nuk kufizohet vetëm Brenda këtij institucioni, ato kanë relevance të drejpërdrejtë edhe në BE ku 60% e raportit të progresit për secilin vend hartohet nga të dhënat dhe kostatimet e raporteve të KiE. Gjithashtu vendimet e marra këtu do të kishin ndikim shumë më të gjerë. Mund të përmendim si shembull faktin që Rezoluta e Dick Martit në KiE I parapriu krijimit të Gjykatës Speciale.

Procesi i integrimit europian nuk mund të paramendohet pa antarsimin në KiE për arsye se të gjitha kriteret e Kopenhages burojnë pikerisht nga respektimi i konventave për të drejtat e njeriut që janë prinicipe të detyrueshme për shtetet që të respektohen dhe harmonizohen me acqcuis communatuaire.

Zgjedhja e Kodratiev do të plotësonte qarkun ndikues të Rusisë në shtetet e Ballkanit Perëendimor dhe përfundimisht do ta përjashtonte BE nga rajoni.

Vendimi kundër tij është përgjigjja më e mire ndajfushatës dhe ndikimit agresiv rus dhe serb në Kosovë.

Zgjedhja eventuale e tij do të ishte sinjal I keq edhe nga vetë KiE drejtuar Kosovës dhe shteteve anëtare që një njeri të involvuar në krim kundër respektimit të të drejtave të njeriut ta delegonte si reporter pikërisht në vendin e ti jtë krimit vite pas.

Kjo është hera e pare që i preferuari i Kosovës zgjidhet reporter në KiE dhe që Beyer është pikërisht kërkesë dhe preferencë e Kosovës .Kandidatura e Peter Beyer e zuri në befasi diplomacinë dhe politikën serbe dhe jo vetëm. Në mënyrë që të pengohej zgjedhja e tij Serbia dheRusia u angazhuan të gjejnë një antidot si Kondratiev kundër Peter Beyer dhe te fusin në lojë Rusinë përballë Gjermanisë.

Në takimet e Komitetit për Politkë në KiE shumë muaj më herët kishim inicuar kërkesën që raporteri i ri të mos jetë nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën për shkak të ngarkesës që Kosova paraqiste për ta si dhe për shkak se kjo i bënte ata të njëanshëm dhe jo objective në punën që e bënin në raport me Kosoven.

Pas kontakteve me delegacionin gjerman dhe kërkesës që raporteri të ishte gjerman dhe nga koalicioni qeverisës, ne na u ofrua si propozim Peter Beyer, i cili për Kosovën ishte më shumë se sa i mirëseardhur duke e pas parasysh kredibilitetin që ai e ka si reporter në Bundestag për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për faktin që është koordiantor transatlantik për raportet në mes të Bundestagut dhe Kongresit Amerikan.

Vetpropozimi i Alexei Kodratiev për reporter e bëri garën shumë të ashpër dhe vuri në ballafaqim gjithë gjeopolitikën në Kosovë, Rusi atakohej me Gjermanine 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit sërish në Kosovë për të treguar dominance tani në Ballkan dhe perms Ballkanit në gjithë Europën. Vuri përballë sërish interesat e Lindjes dhe Perëndimit, ballafaqimin në mes të vlerave demokratike dhe autoritare, të kaluaren dhe të ardhmen, vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe interesave të disa nga shtetet antare.

Kjo nuk ishte një betejë e lehtë në një organizatë multilateral si Këshilli i Europës me 47 shtete antare, ku për fatin tone të keq Rusia dhe Serbia janëantare me tëdrejta të plota dhe Rusia është në mesin e 6 donatorëve kryesorë dhe ku SHBA është vetëm vëzhguese, pra, pa të drejtë vote. Kjo është e veçanta e KiE në dallim nga të gjitha organizatat e tjera multilateral ku edhe SHBA është anëtare.

Kosova e kishte më se të qartë se cila është domosdoja dhe përzgjedhja e saj dhe se kush dëshiron t’I përfaqësojë interesat e saj në KiE, por frika ishte se si 47 shtetet e Këshillit do të vendosnin në këtë moment.

I gjithë procesi nga dita e parë deri në të fundit u bë me një harmonizim në detaje të veprimeve me mekanizmat shtetërorë, sidomos ato të sigurisë, por duke mos e harruar të përmend edhe shoqerinë civile dhe mediat si dhe me mobilizimin e shteteve aleate, të cilave u jemi pafundësisht mirënjohëse me të cilat bashkëpunuam intensivisht dhe lobuam aktivisht dhe që nuk u kursyen në asnjë moment që ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces, si edhe deri tani.

Dita e votimit për raporterin e Kosovës ishte leksion për Rusinë dhe Serbinë dhe rezultati jo vetëm që ishte fitore për ne, por e turpëroi Rusinë përballë Kosovës dhe Europës.

Humbja e Alexei Kondratiev ishte mesazh për Serbinë dhe Rusinë se jo çdo gjë mund të blihet dhe manipulohet dhe mbi të gjitha jo vullneti dhe dëshira e Kosovës dhe përcaktimi i saj pro perëndimor.

Në këto vite kemi mësuar se është mençuri të dish të rreshtohesh krah fuqive demokratike dhe atyre që e ndihmuanç lirimin dhe po e ndihmojnë ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Zgjedhja e Peter Beyer është një kontratë që shteti i Kosovës e ka bërë me të në procesin që është para nesh, aplikimi për antarësim në KiE dhe e ka besimin e plotë në punën dhe angazhimin e tij në raport me Kosoven. Ishte pikërisht ai që në të gjitha takimet me Vuçiçin e ka thënë hapur se “Serbia nuk mund të lëvizë në procesin e integrimit në BE pa e njohur pavarësinë e Kosoves”.

Zgjedhja e Peter Beyer është një mesazh për Serbinë dhe Rusinë se në KiE dhe më gjerë, Gjermania që deri sot ka investuar capital njerëzor e material -mbi 50.000 ushtarë të saj kanë shërbyer në Kosovë në lirinë e qytetarëve të saj, që po investon miliona euro në Kosovë dhe që e ka një diasporë kosovare prej afër gjysëm milioni që jeton në Gjermani, do të flasë për Kosovën dhe në emër të Kosovës dhe se asnjëherë nuk do të lejojmë që fuqitë e treta të ndërhyjnë në vend.

Kjo ishte pika thyese për Ballkanin: nëse do zgjidhej rusi, mozaiku i dominancës ruse do të plotësohej tërësisht në Ballkan, në të kundërtën Rusisë do I bëhej e ditur se nuk ka kontroll të plotë në Ballkan.

Me zgjedhjen e Peter Beyer reporter në KiE, ne e fituam betejën, por jo edhe luftën. Luftën do ta fitojmë atëherë kur Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë multilaterale sië është Këshilli i Evropës dhe i cili është portë hyrëse e çdoshteti drejt BE-së.

 

 

 

 

Please follow and like us: