PE bllokon kandidatin hungarez për Komisioner të Zgjerimit të BE
Olivér Várhelyi, kandidati hungarez për Komisioner të Zgjerimit, nuk ka mundur të kalojë testin e Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian. Pas një seance dëgjimore që ka zgjatur tre orë eurodeputetët e kanë bllokuar kandidaturën e Várhelyi me justifikimin se nuk i ka bindur ata dhe se është shumë i afërt me kryeministrin Hungarez Victor Orban. Në këtë mënyrë eurodeputetët nuk lejuan që hungarezi t’i bashkohej ekipit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Vendimi i anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për të mos ndezur dritën e gjelbër për Olivér Várhelyi për postin e Komisionerit të Zgjerimit pritet të shkaktojë probleme për Von der Leyen duke ngritur më shumë dyshime se Komisioni mund të marrë detyrën në 1 dhjetor tashmë një muaj më vonë se sa ishte planifikuar. Në seancën dëgjimore, Várhelyi është shprehur se ai do të ushtronte detyrën e tij pa u ndikuar nga qeveria hungareze.