Bardhyl Berberi: Nga ngacmimet seksuale një grua braktis punën
Një shpërthim i një gruaje tridhjetëvjeçare, e cila ishte duke pirë kafe sëbashku me një shoqen e saj përbri tavolinës sime në një lokal në qendër të Korçës, e cila e ngriti zërin sa tërhoqi vëmendjen e të tjerëve përreth “ata që ngacmojnë seksualisht duan plumbin”.
Dukej që gruaja e re kishte një mllef të madh dhe diçka duhej të kishte hequr mbi kurrizin e saj. Në tavolinë ajo ishte me një komshijen e vet, mësuese matematike.
I bëra shenjë komshijes, po ajo çfarë pati…
Eja o gazetar eja, më tha fqinja se mbase të shërben për gazetë.
E përlotur A.L. pranojë të na tregojë ngjarjen, vetëm të shkruhej me iniciale pasi ishte e martuar me një vajzë katërvjeçare dhe nëse i shoqi do të merrte vesh të vërtetën… patjeter do të kryente ndonjë akt të padenjë.
Para pesë muaj ajo kishte konkuruar dhe kishte fituar postin e ekonomistes në një institucion të rëndësishëm të qarkun e Korçës. Në muajin e parë dukej se po kalonte mirë. Ajo respektonte orarin dhe kryente detyrën më së miri. Një kërkesë për një kafe e drejtorit në fillim iu duk normale, madje ajo e përgëzoi përzemërsinë e tij.
Sapo u futa në zyrë, një shoqe e zyrës e moshuar më tha: “në vend të nënës po ta them se duhet të kesh kujdes nga drejtori se rreth tij kishte shumë legjenda, troç ishte gjuetar fustanesh…
Pas disa ditësh më erdhi dhe një kërkesë tjetër për kafe dhe kur më ftoi herën e tretë më tha tek shkallët tek po hyja në zyrë se “i pëlqeja shumë” dhe më tërhoqi pas vetes me forcë për të më puthur. Nuk e di si mbajta gjakftohtësinë dhe pasi u tëhoqa vrullshëm i thashë se “isha një grua e martuar dhe se doja shumë familjen time dhe nuk isha nga ato që mendonte ai”.
Ai nënqeshi dhe u largua duke tundur kokën mendueshëm. U futa në zyrë duke menduar se e keqja kishte kaluar dhe unë i kisha dhënë përgjigjen e duhur dhe nuk gjeja ndonjë arsye se pse mund të largohesha nga puna; mbase kjo ishte gjëja më normale, në fund të fundit një provokim mund t`i ndodhë kujdo. Pas rrjedhës që po merrte ngjaria, ajo po mallkonte bukurinë që i kishte falur natyra. Por ajo që po më bënte përshtypje në ditët që po rridhnin ishte se sa herë ndeshesha me shefin ai më shihte në beben e syrit dhe më thoshte, madje dhe në prani të të tjerëve se “ne të dy kemi lënë diçka pa përfunduar bashkë”. Më çudiste fakti që nuk i bënte përshtypje, nëse kishte njerëz nëpër koridore. Me një fodullëk absurd ai vazhdonte të ngulte këmbë deri sa ma plasi bombën. Hyri vrulltas në zyrë dhe më tha se “më kishte fiksim dhe se e donte një flirt patjetër me mua”.
Aty mblodha mëndjen dhe bisedova me shoqen e zyrës se duhej ta lija punën. E doja familjen time dhe nuk desha që ta rrezikoj. E kjo ndodh në vendin tonë ku femra shihet si një objekt e jo si një personalitet…
Duke mbledhur sendet e mia nga sirtarët më lindi idea që ta denoncoja në prekurori.
“Mirë, më tha shoqja e zyrës, ti e denoncon, por është e vështirë për ta vërtetuar para trupit gjykues se ai të kërkon fakte që të njhen me ligj. Pastaj, më tha shoqja e zyrës, rasti do të bëjë bujë në të gjithë qytetin dhe do të rrezikosh familjen tënde”.
Kështu vazhdon të rritet dukuria edhe pse miratohen ligje për ngacmimet seksuale është e vështirë që të zbatohen. Gratë vazhdojnë të mbeten edhe për shumë kohë si krijesa të dobta që kanë pak mundësi zgjedhje, megjithatë shpresa vdes e fundit. Jo të gjithë drejtuesit janë të këtij rangu, ja unë kam ndërruar shumë drejtorë pasi jam në prag të pensionit, por ky drejtori i fundit është i rrezikshëm pasi ka imunitet në rangjet e larta, ai pi kafe dhe shëtit nëpër rrugët e Korëës me ministra apo deputetë. Është një mungesë kulture nga drejtuesë partiakë shpesh herë dhe pa arsimin përkatës (të vendosur në poste drejtuese për militantizëm partiak) për atë post që mendojnë të ushtrojnë pushtetin e tyre deri në raporte shpirtërore e seksuale të cilën e lidhin me fuqinë e karrikes.
E përlotur tridhjetvjeçarja A.L e përfundoj rrëfimin e dhimbshëm se ende nuk dinte se si do të gjente një arsye për ta gënjyer burrin e saj për largimin nga puna…
Rrëfenja ishte vërtet e dhimbshme po kujt t`i thuash, t’u thuash atyre që emërojnë alabakë me plot vese dhe të deformuar…vetëm se kanë një tesër partie dhe janë besnikë të tyre!