Supermodelja Oriola Marashi e kompanisë botërore ‘Guees’, mesazh tenorit të famshëm, Kastriot Tusha
Bukuroshja Oriola Marashi është padyshim modelja më e famshme në Shqipëri dhe jo vetëm, për gjatësinë dhe format e saj të paarritshme nga modelet e tjera. Falë këtyre cilësive ajo shumë shpejt u veçua në evente të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, madje u bë edhe modele e kompanisë botërore ‘Guees’.
Mbase ka shumë që nuk e dijnë se ajo ka studiuar për kanto klasike në Liceun Artistik dhe Universitetin e Artave dhe ka pasur fatin të dëgjohet nga profesionistë dhe pedagogë të fushës, madje dhe të marrë vlerësime për zërin e saj shumë të rrallë nga Profesori Kastriot Tusha.
Siç duket të dy ruajnë konsiderata e vlerësime të mira për njëri-tjetrin, sepse sot Oriola Marashi ka postuar në story një dedim, por që duket se është edhe mbështetje për Profesor Tushën që mund të përkufizohet edhe si këngëtari i Himnit Kombëtar, e për të qënë edhe ne të vërtetë ai është unik në formën e përmbajtjen që i jep Himnit me tibrin e rrallë që zotëron.
Urojmë një ditë t’i shohim së bashku në skenë dhe supermodelja të na tregojë talentin e saj që po e ruan si aset të fshehur, apo as nën mëngë për momentin kur mbaron rruga e modelingut.