Albspirit

Media/News/Publishing

28 Nëntori, Haradinaj merr vendimin e rëndësishëm për Kosovën

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë në Kosovë ka marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës. Vendimin e ka bërë të ditur vet Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook. Këtë vendim Haradinaj thotë se e mori për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Shkrimi i plotë
Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Please follow and like us: