Frederik Rreshpja: Nga doli kjo vetmi kështu?
Nga doli kjo vetmi kështu? Më përpara nuk ishte.
Tani ngre mure
dhe mbi ta pikon loti i hënës.
S’kam për t’i parë më drurët që bëhen shpirtëra.
As pulëbardhat që vdesin në horizont.
As xhadenë e pikëlluar ku baresin vrasësit e vdekur.
As liqenin, as erën e zezë dhe të heshtur të muzgut.
Kudo vetmija ka ngritur muret e saj.
Nga doli kjo vetmi kështu? Më përpara nuk ishte.
S’kam për t’a parë me këtë qytet me kalldrëmet e vjetra,
ngrënë nga patkonjtë e legjendave.
As keshtjellën e ngritur mbi sytë e një gruaje.
As minaret e holla si klithma.
As të gjallët dhe as të vdekurit…
Please follow and like us: