Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Katiola Karoli

Image result for katiola karoli"

 

Largësi!

 

Largësinë mes meje e teje

Unë e mas vetëm me puthje

Sa herë mall kam e të ndjej brenda meje

Vrapoj si drenushe dhe vij pa ngutje.

 

Sa të kam munguar e sa më ndjen

E mas me zjarrin e buzëve të tua

Kur ti me buzë flakë trupin ndez

E ndjej se më dëshiron e të kam munguar.

 

Borxh diellit!

 

Diellin e mora në duar.

Dhe e përdora atë për pasqyrë .

Me mijëra rreze me ndriu fytyra .

Pamjes sime të zbehtë i dha ngjyrë.

 

Kisha nevojë për atë ndriçim.

Prandaj diellit rrezet ia mora borxh.

Kaq kohë bota e egër më kish parë.

Mplakur, rrudhur vetëm sytë det në lot.

 

Vetëm në një natë të errët!

 

Hënën e zbraza në një gotë elegante.

Një gotë Kristal, gotë shampanje.

Ta afrova ty për të bërë gëzuar!

Vetëm duke pirë hënën do të më harroje mua.

 

Vetëm në qiell të zymtë e të errët.

Vetëm kur qielli të jetë zbrazur nga yjet.

Vetëm kur të pish në gote hënën.

Do të të mungoj e do ndihesh zhgënjyer.

Please follow and like us: