Fatlum Krasniqi: Ëndërra
|
Kjo fjalë me kaq pak shkronja nuk është aq e lehtë sa duket në pamje të parë, jo pse është e vështirë të thuhet e as të shënohet, sa është e vështirë të realizohet.
Që nga hapi i parë i një fëmije, ëndrra fillon, ku cak i atij fëmije është të arrin të duart e nënës, që e buzëqeshura e saj është motiv i tij që ta hedhë hapin e dytë edhe pse jo i sigurt me plotë frikë që i ngjallë e lëkundura e trupit ai i vendosur vazhdon edhe përkundër kërcënimit nga ndërgjegjja se mund te dështon.
Një hap i vogël është tentimi i parë drejt një shtegtimi, përpjekje e ndërtimit të një bote imagjinare pjesë e së cilës dëshiron të jetë.
I lindur në një realitet normal kjo ëndërr thur plane që në jetë karakterizohet me përpjekje dhe angazhim në sfida dhe situata që herë pas here nuk janë edhe te favorshme nga ajo që kërkon, por përkushtimi drejt një qëllimi më plotë vullnet dhe dashuri edhe përkundër copëzave zhgënjimi që hasë gjatë rrugës është realisht një shigjetë që nuk kthehet.
Kësisoj një shoqëri normale zhvillohet dhe kalon në staza dhe momente nga më të ndryshmet, për dallim nga realiteti ynë me një dimension pak me ndryshe mos më thënë të kundërt.
Herakliu thoshte: “Arritjet e mëdha kërkojnë ambicie të mëdha”.
Sigurisht se arritja mund te bëhet në atë vend ku punohet mbi të drejtën dhe luftohet mbi atë të drejtë, ku nga kjo buron dëshira për sukses e asesi nuk arrihet kur ajo ndërtohet mbi gënjeshtrën e mbi parimet me pretendime të drejta e “demokratike” që s’do të mund ta mësonim këtë term sikur mos të ishte politika.
Për rininë sot më shumë mund të thuhet se çdo ditë shuhet nga një ëndërr se sa hapet një rrugë drejtë realizimit të asaj.
Një ëndërr nuk mund të kapet vetëm nga një copë letër e quajtur diplomë, se në një treg të “këtillë” është e lehtë të hasësh.