Albspirit

Media/News/Publishing

Meta: Zëdhënësi im është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj

Presidenti Ilir Meta ka pohuar në Facebook se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes, por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkroi kreu i Shtetit në rrjetin social.

Please follow and like us: