Albspirit

Media/News/Publishing

Takim emocionues i profesorëve me studentin e tyre, tashmë president i kompanisë më të madhe në Ballkan

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suit

Miqtë e vjetër të Universitetit Bujqësor të Tiranës, dy profesorët Vlash Mara dhe Pjerin Preka takohen në biznesin e ish-studentit të tyre që drejton një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Nikollaq Neranxi ku edhe ish-studenti tjetër Ruzhdi Hysaj punon së fundmi pas një eksperience të rëndësishme në Bashkinë e Vlorës.

Takim miqsh, por me diskutime shkencore mbi vlefshmëritë e njohurive të fundit të studimeve moderne në industrinë ushqimore dhe në shkollat profesionale, siç është dhe Instituti Kulinar ‘Neranxi’.

Profesor Vlash Mara, prej disa vitesh, pjesë drejtuese e stafit pedagogjik të Institutit Kulinar ‘Neranxi’, sigurisht flet për arritjet e ish-studentit të tij në industrinë ushqimore, por që ka kontribute të jashtëzakoshme edhe në shkollimin profesional dhe shkencor të rinisë shqiptare.

Më i kënaqur është profefori tjetër Pjerin Preka, i cili vjen për herë të parë në shkollën më të madhe të kulinarisë në Ballkan dhe sigurisht e impresionon madhësia dhe organizimi i saj me rreth 1000 studentë.

Miqësia e vjetër është po aq cilësore sa vera e vjetër dhe gur i pazëvendësueshëm në murin e jetës si të profesorëve ashtu edhe të ish-studentëve.

Image may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 4 people

Please follow and like us: