Albspirit

Media/News/Publishing

Kukësi mund Bylisin, Flamurtari dhe Luftëtari dalin barazim

Ditën e sotme Kukësi ka mundur Bylisin me rezultatin 2-1., duke e kapërcyer në renditje për të kapur kështu vendin e dytë, vetëm një pikë larg Partizanit. Dy golat që i dhanë fitoren Kukësit u shënuan në minutën 22’ me Abazajn dhe Rrocën në të 74’. Golin e barazimit të përkohshëm të ndeshjes së e javës së 13 të Kategorisë Superiore, e shënoi Guindo, një minutë para fundit të pjesës së parë. Për Bylisin, kjo është humbja e dytë rresht, pas asaj me Skënderbeun. Ndërkohë, në ndeshjen, Flamurtari dhe Luftëtari ndanë nga një pikë në Vlorë. Rrapo shënoi i pari për miqtë në të 54’, por Nikaj arriti të barazonte në minutën e dytë shtesë duke mbyllur takimin në 1-1.

Please follow and like us: