Albspirit

Media/News/Publishing

“Takimet e fshehta me ambasadorin”, reagon zëvendësministrja e përfolur

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko ka reaguar për herë të parë mbi disa lajme të qarkulluara së fundmi në media për takime të saj me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Duke u ndier e befasuar mbi ato që janë publikuar, Kuko thotë se emri i saj përgojohet “për hesap të luftës qorre me ambasadorët”. Numri dy i ministrisë së Brendshme shkruan në Tuiter se këto aludime janë një paturpësi.

Reagimi i plotë:

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë”, shkruan Romina Kuko.

Please follow and like us: