Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Demiraj: ‘Mini-Shengeni Ballkanik’, Durrës 1912- Durrës 21 dhjetor 2019

Armiqtë e Shqipërisë janë sharlatanët kapadaij politikë rilindas! Ismail Qemali do të theksonte se: “Pa u vra tradhëtia, nuk mund të bashkohet Shqipëria”.

Nuk ka ‘armë’ më të vyer në duart e politikanëve sllav për të vënë në zbatim projekte strategjike ‘pushtuese’ të kamufluara pa përdorimin e forcës! Prandaj, nuk duhet befasuar për ‘Mini-Shengenin’ e Ram-ziut dhe serbomadhit Vuçiç, ku shpalosën dhe hartën e Jovan Cvijiçit (1865-1927), gjeograf serb i cili propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, “Serbia është një vend i rrethuar dhe se Serbia patjetër duhet të dalë në det (Durrës) për të fituar pavarësinë”.

Paradoksi është se këto plane po tenton t’i realizojë Vuçiçi nëpërmjet ‘hallvaxhiut’ të kazanit propagandistik rilindas në Durrës në datën 21 dhjetor 2019. Ky ‘patriot poturaxhi’ i Surrelit, megalomani shakaxhi shqipëfolës, i pabesë, që si gramofon i prishur përsëriste në takimin e Ohrit me koshiencë tezat e akademikëve serb në vite, punon të integroj Shqipërinë në “Neo-Jugosllavi”!

Se kush do të jetë “Neo-Jugosllavia”, e dinë më mirë vetëm shqiptarët e ish-Jugosllavisë, të cilët mbi 100 vjet u masakruan nga çetnikët dhe kriminelët serb.
Qasja më e mirë e veprimit është të marrësh një shtet paprekur! Dhe ëndrrën e imagjinuar të akademikut Dobrica Qosiç, i quajtur si “babai i idesë” dhe Nebojsha Qoviçi për ndarjen e Kosovës po tenton ta realizojë Vuçiçi me Esadisat shqipëfolës, por për fat të mirë të teknologjisë së informacionit dhe interesave të aleatëve tanë strategjik, kjo ide u hodh poshtë me përçmim në Berlin.

Padyshim një projekt i tillë është më shumë se një dinakëri e Serbisë dhe e Vuçiçit për të provuar që përmes kësaj metode të butë (soft power), Kosovën ta fusë nën kopetencat dhe urdhërat e veta, e kamufluar në një llogjikë komerciale të tregjeve, ku pas fshihen investimet shumë dimensionale Ruse, Kineze dhe neo-osmane.
Nëse kjo ndodh ky do të jatë autogoli historik, vetë-fundosja historike e shqiptarëve me kompleks inferioriteti.

KJO KËRKON ANGAZHIM DHE REAGIM MBARËKOMBËTAR TË KLASËS POLITIKE NË TË GJITHA TROJET SHQIPFOLËSE.

Është për t’u përshëndetur reagimi dhe qëndrimi dinjitoz i menjëhershëm i disa politikanëve në Kosovë si psh: Kryeministri i ardhëm dhe lideri i Vetvendosjes, Z. Albin Kurti, Kryeministri në detyrë Z. Ramush Haradinaj, Lideri i LDK, z. Isa Mustafa, Lideri i PDK, z. Kadri Veseli, Komandanti legjendar Rexhep Selimi dhe shumë politikanë dhe personaliteteve të angazhuar publikisht.

Trojet shqiptare i mbrojnë shqiptarët e ndershëm, ndërsa pushtetarët e korruptuar dhe diktatorët në zhvillim i shesin dhe i varfërojnë. Në këto raste ‘hallvaxhijtë’ nuk u tregojnë dot shqiptarëve në trojet e tyre etnike se çfarë mund të bëjnë, por janë shqiptarët ata të cilët do t’i thonë ‘hallvaxhiut’ se hallvën e pangrënshme që ke gatuar është e nxehtë dhe do të digjesh vetë së bashku me ‘sektin antikombëtar rilindas’.

Nëntor 2019, Michigan, USA./gazeta Dielli

Please follow and like us: