Albspirit

Media/News/Publishing

KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 11 pro 8 prokurorët e parë të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.

Tetë prokurorët e miratuar janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Klodian Braho. Ata do të marrin detyrën e tyre pasi të betohen para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas Kushtetutës, SPAK nuk mund të ketë më pak se 10 prokurorë por KLP ka vendosur të celë këtë institucion me 8 për shkak të mungesës së kandidatëve të kualifikuar për në këtë njësi të posaçme.

Në mbledhjen e sotme KLP hapi edhe garën për kreun e SPAK me një afat kohor prej 15 ditësh.

Pëveç anëtarëve të KLP, të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues të tjerё tё akredituar.

Please follow and like us: