Albspirit

Media/News/Publishing

Rrahu gjyqtarin, përjashtohet përjetë basketbollisti i Tiranës

Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi sot të përjashtojë përjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu.

Basketbollisti i Tiranës është arrestuar pas ngjarjes, kur në fundjavë, në një ndeshje basketbolli ai dhunoi gjyqtartin. Deliu në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, ku goditi me grushta dhe shkelma gjyqtarin, Jurgen Muho.

Gjyqtari përfundoi i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, ndërsa pamjet filmike bënë që ai një ditë pas ngjarjes të vihej në pranga.

U desh ndërhyrja e lojtarëve, stafeve dhe tifozëve për të parandalur përshkallëzimin e ngjarjes. Më tej ndërhynë forcat e policisë të cilët shoqëruar nga basketbollistin kryeqyteas, Daliu në Rajonin e Policisë së Durrësit. Pas përjashtimit, pritet edhe vendimi i prokurorisë dhe i gjykatës, lidhur me incientin.

Please follow and like us: