Xhoi Jakaj: Në fatkeqësi natyrore, solidariteti është mbi gjithçka
Në fatkeqësi natyrore, solidariteti njerëzor është mbi gjithçka
Së pari: Zoti sjelltë bekim e fat për të shpëtuar gjallë, nëse ka persona nën rrënoja dhe pa pasoja shëndeti për të tjerët.
Së dyti: Dua të sjell një opinion të vogël me ca këshilla praktike të nevojshme për të mbrojtur fëmijët pas kësaj nate ankthi e stresi nga tërmeti.
Frika është njerëzore deri sa situata është anormale.
Ne ishim të papërgatitur për këtë situatë anormale dhe përdorim të gjithë mekanizmat tanë të reagimit, pra askush nga ne nuk duhet të shqetësohet pafund, por të mbrohet fillimisht nga paniku që të mos e transmetojmë te fëmijët, sepse ajo çfarë deri tani kemi përjetuar mund të sjell pasoja të renda te sistemi nervor.
Pothuaj pjesa më e madhe e personave që kanë vuajtur stresin fillojnë të shfaqin shenja të çrregullimit.
Ne aktualisht jemi në stres sepse vrapojmë, bllokojmë rrugët shkallët e kështu shkaktojmë dëme të tjera.
Gjumë i shqetësuar që bëmë këtë natë, tani e tutje jep alarm në gjithë trupin dhe rënie imuniteti e fuqie fizike.
Fëmijët e vuajnë shumë më tepër tërmetin dhe kjo rrezikon të lejë trauma tek ata?!
Fëmija e ka fantazinë shumë të zhvilluar, ai mund ta amplifikojë stresin e vet me imazhe dhe përjetime që mund të lënë shenjë për jetën e tij për t’u shfaqur më vonë si çrregullim mendor, ndaj në çdo mement largoja frikën ti si prind dhe foli për gjëra të bukura, përralla apo histori që e bëjnë për të qeshur.
Prindërit dhe gjyshërit të gjejnë fillimisht qetësinë brenda tyre, sepse një reagim i gabuar mund të ketë më vonë kosto të lartë pasi shkakton trauma dhe harresa te fëmijët biologjikisht është me e vonshme se tek të rriturit!
Një prind ankthioz e përçon panikun e tij të përjetimit tek fëmija direkt, ndaj bëhu njësh me fëmijët që t’i largoni imazhin e tronditjes së shtëpisë në momentin e rënies së termetit, mundohuni t’i tregoni foto, imazhe nga telefoni, që edhe fëmija bashkë me ju në këto kushte e ul sadopak ankthin brenda tij.
Prindi nuk duhet të bëjë as indiferentin në këtë situatë, por të flasë, buzëqeshë, këndojë nëse është e mundur; t’i pëshpërisë në vesh që ka babin e mamin pranë. Nëse nuk e bëni këtë veprim, fëmija fantazon dhe krijon një presion të fuqishëm në vetvete sepse i duket vetja i pambrojtur nga pafuqia që shikon në sytë tuaj!
Prindërit duhet të ruajnë qetësinë e tyre, t’i mbajë pranë vetes fëmijët, t’u flasin për këtë fenomen natyror t’u tregojë që të gjithë janë pranë njëri- tjetrit në këto raste.
Policët, doktorët dhe zjarrëfikësit, pasi fëmijët në shkollë marrin mësime rreth këtyre individëve për të kuptuar kush i mbron kur nuk janë afër prindërve; këto figura u imponojnë siguri!
Ne nisemi nga instinkti i parë i mbrojtjes.
Edhe një nënë vrapoi për të mbrojtur fëmijët dhe veten, te tërmeti i muajt Shtator dhe u hodh nga ballkoni bashkë me fëmijën , ama zgjodhi formën më të gabuar!
Qetësia dhe menaxhimi i stresit është shumë i rëndësishëm gjatë dhe pas tërmetit, kjo jo vetëm një fjalë për t’u thënë, sa për t’u shfaqur i sigurtë, por me veprime të matura e duke pasur gjithë kohën trurin nën kontroll.
Situata ka pasoja ndaj do reagim të shpejtë, mbroni në çdo moment fëmijët përderi sa u mbyllën sot edhe shkollat, sepse ata preken më teper se të gjithë ne!
Së fundi: Mos harroni këto kontakte të domosdoshme:
129 -Policia
128 -Zjarrfikësja
127 -Ambulanca
126 -Policia rrugore
112 -Mumri i shërbimeve emergjencës.