Blerim Reka: Kufijtë janë vetëm në harta, jo në zemër!
Kufiri i gjakut
Dje tragjedi, sot ditë zie, nesër ditë pavarësie. Ushtria e Boletinit ishte vonuar para një shekulli në Vlorë, por ushtria e Kosovës mbërriti e para, dje në Durrës.
Kufiri i Londrës, që ndau vëllezërit dhe bashkoi armiqtë, dje u shkri. Ky kufi artificial, nuk arriti të ndajë gjakun natyral. Mbi një shekull nga ndarja, shqiptarët vazhdojnë të kufizohen me vetveten. Sot është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Këndej kufirit londinez, është dita e flamurit që mbajti gjallë gjakun që nuk shprishet.
Kufijtë janë vetëm në harta, jo në zemër!
Please follow and like us: