Dua Lipa publikon nismën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
Shumë nga personazhet e showbizit janë solidarizuar duke dhënë kontributin e tyre lidhur me tragjedinë e ndodhur më 26 Nëntor në Shqipëri, pas goditjes 6.4 ballë të tërmetit. Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila përmes Instagramit ka bërë të ditur nismën që ka ndërmarrë. Këngëtarja ka bërë të ditur se po punon me miqtë e saj për një projekt, ku do të shesin produkte. Dua është është shprehur se fitimet e nxjerra do shkojnë 100% për personat e prekur. “Ne kemi treguar se jemi të fortë dhe në moment si ky bashkohemi si komb, si motra dhe vëllezër të bashkuar. Lutuni për Shqipërinë”,-është shprehur ajo. Përveç kësaj nisme Dua ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj kanë bërë edhe donacione të tjera për të prekurit nga tërmeti.