Albspirit

Media/News/Publishing

Ledi Shamku: ALBIN KURTI, SHQIPJA, SHQIPËRIA DHE SHQIPTARIA

Image result for albin kurti"

Sonte isha mbështjellë me heshtjen time të brendshme, të cilën e kam aktivizu për me dëgju saktë çdo fjalë nga jashtë. Pra po ngrija tryezën e darkës ndërkohë që mbaja vesh lajmet po ashtu të darkës.
Gazetarja intervistoi Albin Kurtin e Albini nisi me folë.
Ngrita kokën. Veshi im i mësuar të kapë detaje gjuhësore të veçanta, të pazakonta apo të rralla, sapo kishte rënë në diçka të rrallë: Albini çdo pyetjeje i përgjigjej duke përdorur NA – trajtë e shkurtër e përemrit vetor NE.
Veshi m’u rrëmbush nga NA-ja e Albinit si:
1. Na ka goditë tërmeti
2. Na ka ba shumë dame
3. Na kanë vdekë njerz e madje na kanë mbetë edhe fmij.
4. Kena shumë nevoja por shtetet e tjera na kanë ardhë shpejt në ndihmë.

Të gjitha këto NA Albinit i dilnin krejt natyrshëm, siç i dalin dikujt që po flet për veten brenda një bashkësie të cilën nuk e ndan nga vetja. A më saktë veten nuk e ndan nga bashkësia. Për Albinin s’kishte “unë Kosova” dhe “ajo Shqipëria”, por mesa duket kishte Ne Shqiptaria. Nuk i erdh me thënë “Shqiperia u godit nga tërmeti”, por “Na ka godit tërmeti”. Ne na ka goditë, ne! Se jemi NE. Jemi vetë e parë numri shumës, pra jemi veta e vetes, veta e kombit.
Dhe është i pari dhe i vetmi politikan Kosove të cilit i buron vetiu veta e vetes: NE

Albin, e troshite sonte heshtjen time të brendshme! E troshite për mirë! E mira t’ndjektë, madje e mira t’priftë! E mira jonë.

Please follow and like us: