Qendra Sizmiologjike Europiane reagon për tërmetet në Shqipëri, çfarë thotë për pasgoditjet?
Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut e njohur këto ditë nga shumica e shqiptarëve si EMSC, reagon lidhur me valën e tërmeteve që ka goditur vendin tonë. Kjo qendër thotë se numri i pasgoditjeve ka ardhur duke u zvogëluar. Po ashtu konstatohet se tërmetet janë kufizuar dhe urohet që kështu të ndodhë. “Siç pritej pas një tërmeti numri i pasgoditjeve sa vjen dhe ulet. Ende, lëkundje ndihen në zonën e prekur nga tërmeti. Por aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë”, thuhet në konstatimet e EMSC. Kujtojmë se deri më tani nga tërmeti tragjik janë konfirmuar 49 viktima dhe rreth 900 të plagosur.