Qeveria, procedim penal për portalin “Jeta osh Qef” të Dalliut dhe Çengelit
Kryeministri Edi Rama duket se urdheroi procedimin penal ndaj faqes online “Jeta osh Qef” për publikimin e lajmeve të rreme.
Shkak për të ngritur akuzat ndaj tyre është bërë raportimi për numrin e viktimave në morg. Në deklaratën e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi thuhet se janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf.
“Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës” –thuhet në deklaratë.
“Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut e frikës tek qytetarët” –thotë policia e shtetit.
Ky eshte rasti i pare qe nje media online goditet nga qeveria nderkohe qe nje numer i madh i tyre jane trukuar nga parate e qeverise dhe bashkise se Tiranes si dhe kompani reklamash te lidhura me qeverine.