Me vargjet e Çajupit, Ambasada e SHBA iu uron shqiptarëve Ditën e Flamurit
29 nëntori, Festa e Çlirimit Kombëtar, ndryshe nga herët e tjera e ka gjetur vendin tonë të tronditur për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 49 viktima.
Ambasada Amerikane në Tiranë në faqen e saj zyrtare ka uruar popullin shqiptar në këtë ditë të shënuar për ta.
Ambasada e SHBA ka zgjedhur vargjet e poetit të madh Andon Zako Çajupi për të nderuar Ditën e Çlirimit.
“🇦🇱 | Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!”, thuhet ne mesazhin e ambasadës amerikane.
“Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta?
Në vendin e tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri.”, thuhet në vargjet e Cajupit.
Please follow and like us: