Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan Guri: Duhet me ndenjt të qetë se situata është fare normale

 

No photo description available.

Po ndodhin tërmete ende deri në 4,5 madhësi Rihter që i bie rreth 6 ballë Merkali ose dëmi, që normalisht cdo ndërtesë në botë nuk i llogarit për dëm këtë tip.

E thënë kaq herë, shumë normale deri në dy muaj të paktën. Të falenderojmë zotin që na jep ligjet e ndodhisë sic janë, psh toka po shkarkon me 1200 të tilla, ca prej tyre arrijnë 4,5, ndonjë 5,3 që dmth shumë më të vegjël në energji se i 26 Nentorit 2019, por janë shumë më të vegjël në kohë, pak sekonda, që nuk arrijnë të vënë banesën në rezonancë. Të tëra së bashku bëjnë që me siguri probabiliteti të kemi mbarim se sa nisje e një tjetri.

Por pse ndodhi i dyti, sepse i pari nuk shkarkoi, por edhe se historia e tërmeteve kështu ka qenë përgjithsisht, në fakt jo domosdoshmërisht, ndaj dhe nuk mund të të thuhet se dëgjoni o njerëz se nuk do ketë më. Duhet me ndenjt të qetë se situata është fare normale, brenda rregullave të tokës.

Please follow and like us: