Sazan Guri: E kini gabim që rroni me tmerrin pa fund!
Kërkesa e biseda pa fund me njerëz që nuk qetësohen dot. S’jam psikolog, por dy fjalë psikologjie sipas psikologjisë franceze do ju a them fort:
E kini gabim që rroni me tmerrin pa fund. Mundohuni të më kuptoni për ato që kam shkruajtur në formën e logjikës së argumentuar qysh pesë ditë dhe bëjeni logjikën vetë pastaj.
Fusni pjesën e majtë të trurit në punë, atë që quhet cerebrale, përdorni me anë të kësaj hemisfere të trurit logjikën, se ndryshe nuk ka zot t’iu qetësojë.
Sazan Guri: Duhet me ndenjt të qetë se situata është fare normale
- Bëni pyetje vetes, është ky tërmet ndryshe nga i pari që nuk shkarkoi apo jo?
- Pyesni veten, kur vila apo pallati im s’pësoi gjë nga 6,4 me 1000 ton shpërthim psh (metaforë), por me 300 ton shpërthim nga 5,3, po me 150 ton shpërthim nga 4,5 tat, se kaq janë diferencat, pse duhet të trembe?.
- Nëse shtëpitë kanë pësuar një carje në themel nga e para (e 26 nentorit), athere ka logjikë tjetër.
- Shalqiri i carë nuk hahet, por hidhet.
- Bëhuni bashkë si pallat, formoni shoqatë dhe menjëherë në gjyq qeverinë, investitorin, ndërtuesin, etj.
Please follow and like us: