Albspirit

Media/News/Publishing

1972/Poezitë e Sadik Bejkos në festivalin e 11 të RTVSH

Sadik Bejko: Një degë e gjelbër

Sadik Bejko: Kur dëgjojmë zëra nga bota

 

Tri poezi të poetit Sadik Bejko në festivalin e 11-të të RTVSH, viti 1972.

 

“Një kujtim nga deti” teksti Sadik Bejko, muzika Vasil Çuni, këndon Lefter Agora.

“Një degë e gjelbër” teksti Sadik Bejko, muzika Kujtim Laro, këndon Iliriana Çarçani.

“Kur dëgjojmë zëra nga bota”, teksti Sadik Bejko, muzika dhe interpretimi Françesk Radi.

 

NJË DEGË E GJELBËR

Muzika: Kujtim Laro

Teksti: Sadik Bejko

Këndoi: Iliriana Çarçani

Zogu ngre folenë

Vetëm në një degë

Ne te lumi i madh

Pimë një gotë ujë.

 

Dhe vetëm një vajzë

Kur kap dorën tonë

Sjell gjithë dashurinë

Gjithë jetën mbi tokë.

 

Refren:

Çfarë të kërkoj unë nga kjo ditë

Ç’të kërkoj nga lumi që rrjedh

Nga kjo vajzë pranë meje

Nga bari ç’të kërkoj?

 

Zogu ngre folenë

Vetëm në një degë

Ne te lumi i madh

Pimë një gotë ujë.

 

Dhe ma siguron

Se e jetoj këtë ditë

Ndoshta veç kjo dorë

E vajzës së re.

 

Refren:

Çfarë të kërkoj unë nga kjo ditë

Ç’të kërkoj nga lumi që rrjedh

Nga kjo vajzë pranë meje

Nga dielli ç’të kërkoj?

 

NJË KUJTIM NGA DETI

 

Muzika: Vasil Çuni

Teksti: Sadik Bejko

Këndoi: Lefter Agora

 

Një kujtim nga deti

M’u ngjall sonte si kartolinë

Vjen si diell nga vera

Dimrin e shkrin.

 

Një kabinë e gjelbër

Era plepat fëshfërin

Te nje stol dy vajza

Porsi vegim.

 

Refren:

Ditët tona me det

Do të kaltërojnë atje.

Më e bukur mbetet kjo verë.

A do vijnë prapë shoqet që njoha vjet?

Vera e deti na pret

Në çadrën si ylber.

 

Ky kujtim nga vera

Më rri sonte si kartolinë

Dallgë e ngrohtë e detit

Brymën e shkrin.

 

Vjen si re nga deti

Nga qyteti i ngrohtë veror,

Ku deti flet me njerëzit

Mbrëmjeve vonë.

 

Vjen dhe si një këngë

Mbi një varkë ne e këndojmë,

Sytë si det të vajzës

Më shikojnë.

Please follow and like us: