Ambasada e SHBA pranë famljeve të dëmtuara nga tërmeti
| E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones dhe një ekip nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara vizituan sot Qendrën e Koordinimit për Vlerësimin e Dëmeve (DACC) në Durrës, ku kryejnë organizimin inxhinierët të cilët po masin dëmet në ndërtesa. Udhëheqësi i ekipit të DACC të Shteteve të Bashkuara, Dewey Parks, një ekspert i njohur i fushës, bisedoi mbi procesin e vlerësimit të dëmeve në ndërtesa dhe se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po kontribuon në këtë përpjekje. E Ngarkuara me Punë Moses-Ones vizitoi gjithashtu edhe zyrën e Kruqit të Kuq Shqiptar për të vëzhguar se si ata po kanalizojnë financimin nga USAID për të shpërndarë paketa ndihme tek të prekurit nga tërmeti. E Ngarkuara me Punë u takua edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe, momentalisht, drejtues i Shtabit të Emergjencave Bledi Çuçi. “Kjo tragjedi na ka prekur zemrat shumë thellë. Ju lutem, dijeni se keni një mik dhe një aleat mbështetës në Shtetet e Bashkuara, dhe se ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare, shërbimeve psikologjike për fëmijët, dhe vlerësimeve të strukturave pas shkatërrimit”, tha e Ngarkuara me Punë, a.i. Moses-Ones. #ShbaQendronKrahShqiperise
🇺🇸 | Chargé d’Affaires, a.i. Leyla Moses-Ones and a team from the U.S. Embassy visited the Damage Assessment Coordination Center (DACC) in Durrës today, where the structural engineers who are conducting building damage assessments are organizing their efforts. The DACC’s U.S. team leader Dewey Perks, an internationally known expert in the field, discussed the damage assessments process and how U.S. government assistance is contributing to this effort. Chargé Moses-Ones visited the Albanian Red Cross office to see how it is channeling USAID funding to provide aid packages to those affected by the earthquake. The Chargé also met with Minister of Agriculture and current Head of Emergency Response Bledi Çuçi. “This tragedy has touched our hearts profoundly. Please know that you have a friend and a supportive ally in the United States, that we will continue to support ongoing humanitarian relief efforts, psychosocial support services for children, and post-disaster structural assessments.” said Chargé Moses-Ones. #USAStandsWithAlbania.