Albspirit

Media/News/Publishing

“PASARDHËSI” I KADARESË, NDËR 20 ROMANET MË TË RËNDËSISHËM TË SHEKULLIT XXI

 

Sipas gazetës zvicerane
https://www.tagesanzeiger.ch/…/die-besten-ro…/story/29895732

Image may contain: one or more people

Pasardhësi është roman i shkrimtarit Ismail Kadare, i botuar në vitin 2003. “Pasardhësi” është pjesa e dytë e diptikut i cili lidhet me romanin e parë “Vajza e Agamemnonit” nëpërmjet personazhit kryesor.

Vajza e Agamemnonit, pjesa e parë e diptikut, u shkrua në vitin 1985 dhe u nxor fshehtazi jashtë Shqipërisë, para rënies së regjimit Hoxhaist, por u publikua gati dy dekada më vonë, pasi Kadare tashmë kishte përfunduar Pasardhësin.[1] Për dallim prej të parit, i cili ishte paksa më personal, ky i fundit ka më tepër bazë historike, duke paraqitur një ritregim imagjinar të ngjarjeve që mund të kenë çuar drejt vdekjes së pasqaruar të Mehmet Shehut në vitin 1981. Burimet zyrtartare shqiptare të asaj kohe e kishin cilësuar vdekjen e tij si “vetëvrasje”, por shpallja e tij më pas si “agjent i shumëfishtë” dhe “tradhtar i atdheut” si dhe përndjekja e gjithë fisit të tij (duke filluar nga gruaja Fiqirete Shehu dhe i biri Bashkim Shehu) kishin ngjallur dyshime tek njerëzit se Shehu mund të ishte vrarë me urdhër të Enver Hoxhës ose gruas së tij Nexhmijes.

Please follow and like us: