Albina Deda Gjoci: Ku është Shërbimi Social sot?
Albina Deda
Ku është Shërbimi Social sot?
Çfarë prezence ka… në zonat e tërmetit? Kush janë prioritetet?
Asnjë evidentim i rasteve që i përkasin kësaj shtrese të prekur nga pasojat e tërmetit…
Në të ashtuquajturin Shtab i Menaxhimit nuk është asnjë aktor që mbron këto shtresa…
Duhet patjetër që Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Social Shtetëror të bëjë transparant planin e masave lidhur me situatën post tërmet…
Situatat duan menaxhime energjike me profesionistë e jo me njerëz që nuk e kanë idenë e as përkushtimin e duhur as në ditë të zakonshme për këtë kategori!
Skema me Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) që nga 2014 e deri tani po rezulton një dështim..!
Ligji 57/2019 ka hyrë në fuqi dhe akoma njerëz të cilët janë refuzuar nga skema e sigurimeve shoqërore refuzohen nga strukturat e Shërbimit Social përmes urdhrash verbalë.
Numri i tyre është gjithmonë e më i ulët në raport me ata që kanë nevojë të trajtohen!
Sot në ditën botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri e gjen këtë kategori në gjendje shumë shumë të vështirë.
Kjo kategori pret dorën e çdo njerit prej nesh pasi shteti i ka braktisur me kohë!
Secili në mënyrën dhe mundësitë tona të ndihmojmë dhe lehtësojmë sadopak jetën e vështirë deri në mbijetesë.