Ali dhe Mahi Şahin janë Presidenti dhe Zv Presidentja e Cagatay logistics nje kompani Turke qe e kane bere atdheun e tyre Shqiperine prej 27 vitesh
Ali dhe Mahi Şahin janë Presidenti dhe Zv Presidentja e Cagatay logistics nje kompani Turke qe e kane bere atdheun e tyre Shqiperine prej 27 vitesh. Thellesisht te prekur nga termeti shkatarrimtare qe tronditi shqiperine ato nxituan ti vinin ne ndihme te demtuarve ne bashkine pa kryebashkiak te Vores, banore te cileve jane prej shume vitesh. Diten e katert te termetit, filloi nje shi i rrembyeshem. Kembet me refuzuan te kthehem ne shtepi tregon zoti Ali. Mora me vete Drejtorin e firmes dhe filluam te levizim ne lagje, te shikonim nese kishte njerez qe kishin mberur jashte. U takuam me Hoxhen e Xhamise se Vores nese kishte njerez qe kishin mbetur pa strehim. Si per rastesi vete familja e Hoxhes dhe vellait te tij nuk ishin strehuar akoma. Nena, gjyshja dhe 8 femijet e ketyre dy familjeve kishin 3 dite qe rrinin ne xhami. Veshtrova femijet. Aty brenda ne xhami, kishin krijuar ambientin e tyre dhe luanin ne ate boten e tyre te pafajshme, ndekohe qe dridhjet e termetit riktheheshin here pas here. Menjehere vendosa tu jap shtepine time 3 kateshe ne Vore, e cila fatmiresisht nuk kishte asnje demtim nga termeti, ne menyre qe ato te kishin nje vend te sigurt per qendrim. Per mua mjaftonte nje lutje dhe faleminderim i tyre si dhe qetesia e femijve dhe familjes se tij per te kuptuar se njeri duhet ti gjindet njeriut ne nevoje. Shpresoj shume qe familjet te cilat jane akoma ne cadra, si dhe ato qe akoma skane gjete strehim, te mund te gjejne sa me shpejt ngushellim dhe ndihmen e nevojshme nga komshinjte dhe njerezit qe kane dicka ne dore te bejne per ato. Familjeve ne fjale i ishte prishe shtepia nga termeti dhe ishte deklaruar si e pa banueshme. Deri tani nuk kane marre asnje njoftim se cfare do behet me ato dhe gjithashtu nuk kane marre ndonje ndihme..