Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: In memoriam, Ibrahim Rugova!

Në çdo përvjetor dhe jo vetëm të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, shqiptarëve iu rivjen një lider i pazakontë që bëri gjithçka dhe që e rreshtoi veten përkrah personaliteteve më të spikatura në rajon, Europë dhe më gjerë.

  • Në rezistencën kundër sllavo-serbëve, Rugova ishte drejtuesi që u priu shqiptarëve, me mençuri dhe largpamësi;
  • Në shtetin e pavarur të Kosovës është sërish kontributi i Rugovës që i siguroi Kosovës aleatët më të mëdhenj perëndimorë;
  • Binomi Rugovë-Kosovë dhe Rugovë-Shqipëri është pa asnjë dyshim më domethënësi në kapërcyell të dy shekujve;
  • Rugova u bë frymëmarrje, shpresë, kurajo, i palwkundur në bindjet dhe pikëpamjet e veta duke i shpërfaqur botës perëndimore cilësitë më të mira të shqiptarëve, atë të identitetit europian, të kombit më të vjetër në kontinent;
  • Në rrugën e gjatë politike, Rugova u përball me kundërshtarë pushtues dhe falë filozofisë së tij të qëndresës paqësore u nxorri në pah fytyrën e tyre të vërtetë, atë të vrasësve të pashpirt në kohët moderne;
  • Rugova pati dhe ka edhe jo pak kundërshtarë të brendshëm, mercenarë apo shërbestarë të shërbimeve të tjera, që iu bashkuan korit të përbaltjes dhe që në fund morën ortekun e përbuzjes dhe të përçmimit nga shqiptarët e të gjitha viseve.

I paharruar kujtimi i Ibrahim Rugovës që do të jetë frymëzues përgjatë gjithë kohërave!

2 dhjetor 2019.

Please follow and like us: