Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: TAKOHEM ME HISTORINË

Image may contain: 1 person, standing, tree, shoes, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing

Kur kthehem nga dielli i shkronjave
Ndalem te shtatorja e Idriz Seferit.
I tregoj për notën e shkëlqyer
Në fletorën e historisë.
Atij i qeshë plisi.

Pastaj afrohem
Te mulla Idriz Gjilani
E recitoj vjershën për lirinë
Si në orën e poezisë.
Flokët m`i përkëdhel
Me dorën e dielltë.

Me Agim Ramadanin flas
Për Kosharën e Lavdisë
Në vizatimin tim.
Ai qeshë e më thotë:
Kosova është Shqipëri.
I them: Kështu thotë edhe mësuesja.
Edhe zogjtë këndojnë kështu.

Nga zemra e flamurit
Tri herë na fotografon shqiponja!

Saherë kthehem
Nga dielli i shkronjave,
Takohem me historinë
Tek Sheshi.

Please follow and like us: