Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Qeveria është Zoti në tokë!

Image result for edmond kaceli

 

Satirë

 

Nëse në botën e qytetëruar çudia më e madhe zgjat tre ditë në Shqipëri çudia më e madhe harrohet pas një jave! Kështu po bëhet edhe me tërmetin, mënyrën si u ndihmua në çastet e para, e harresa e viktimave dhe hallexhinjve më pas! Qeveria e udhëhequr nga Don Kishoti i Surrelit, me mbështetjen e pakufishme të gjeneral Lleshit po ndihmon popullin ta kalojë këtë tragjedi të rradhës. Madje ta harrojë krejtesisht!

Nuk e di çfarë diplomash në lëmin e psiko -logjikës kanë, por faktet flasin vetë! (Ndihmë të pakufishme psiko -logjike po jep edhe partia e Lul Bashës me doktorët e vet).

Kështu kërcënimet dhe arrestimet për panik e përhapje paniku në tentativë, ju shtohet dhe masa e skuadrave të pushkatimit e arrestimit digital në shërbim të gubernit!

Zoti në Qiell e Qeveria në Tokë iu bëhen ndihmë. Madje Zoti është tepër larg e si mbetet gjë tjetër vetëm të lëshojë masën e madhe të hallexhinjve nën kujdesin e qeverisë!

Qeveria jonë është ekspert, është psikolog, është mjek, është prift, është hoxhë, është pop, është bankë, është ndërtues, është kuzhinier, është gazetar, është media, është polic, është prokuror, është gjykatës, është zot i këtij populli të trumhasur!

Qeveria jonë është… Gjithçka!

Ndaj ulni kryet! Ulni kryet e binduni! Ulni kryet e harroni!

 

 

Please follow and like us: