Dorëhiqet shefja e kabinetit në prokurorinë e përgjithshme
Kur kanë kaluar vetëm pak orë pasi kryeprokurori i ri Olsian Çela mori zyrtarisht detyrën dhe bëri prezantimin përpara stafit të Prokurorisë së Përgjithshme, shefja e kabinetit të organit të akuzës, Alketa Zifla, ka dhënë dorëheqjen. Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme. Zifla ka qenë në Prokurorinë e Fierit dhe të Tiranës, ajo u vendos shefe kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, pas emërimit si kryeprokurore të Arta Markut. Çela, teksa u shpreh më herët se paraardhësja e tij, Arta Marku ka bërë punë të mirë, theksoi se; “Me kolegët do të bëjmë një punë shumë të mirë, çdo gjë nuk shkon vaj. Ndryshimet janë pozitive. Do të kemi ndryshime pozitive besoj shumë shpejt, por unë kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe ardhmja do të jetë më e mirë”.