Albspirit

Media/News/Publishing

Rozhaja nderon diplomatin Shaban Murati me Çmimin e Lartë “Ora e maleve”

No photo description available.

Në manifestimin e njohur tradicional kulturor mbarëkombëtar “Ora e maleve” në Rozhajë, Mali i Zi, u zhvillua promovimi i librit “Bosnja: Një pikpamje nga Tirana” të autorit Shaban Murati, ku merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, studjues, artistë, gazetarë, etj., nga të gjitha trevat shqiptare.
Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtori i këtij manifestimi z. Ali Daci, i cili theksoi vlerat e librit në shkallë kombëtare dhe rajonale. Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” z. Ismet Azizi foli për rëndësinë e kontributit të librit dhe të autorit në ndriçimin e të vërtetave dhe të drejtave të dy popujve për liri dhe për mesazhin e rëndësishëm të librit për miqësinë midis dy popujve.
Analizë të gjerë për librin paraqiti shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur z.Çerçiz Loloçi.
Në fund, drejtori i Manifestimit Tradicional Kulturor, z. Ali Daci, i dorëzoi autorit Shaban Murati Çmimin e Lartë “Ora e maleve”, me këtë motivacion:
“Për kontribute të çmuara në diplomaci, histori, kulturë dhe studime, duke sjellë refleksione të çmuara në fushën e politikës dhe diplomacisë, në Ballkan dhe më gjerë”.

Pritet që libri i diplomatit të njohur Shaban Murati i titulluar “Bosnja: një pikëpamje nga Tirana” të ketë edhe disa promovime të tjera në ditët e ardhshme.

Please follow and like us: