Kroacia i bashkohet Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, bojkoton pjesëmarrjen në Nobel; priten refuzime edhe nga ambasada të tjera perëndimore
Ambasadori i Kroacisë në Stockholm, Sinisa Grgic , ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke. Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë përmes një njoftimi në Twitter njoftoj për mospjesëmarrjen e Ambasadorit kroat në ceremoninë e çmimit Nobel.
Ja njoftimi i plotë
MVEP vendosi për mospjesëmarrjen e Ambasadorit Kroat në Mbretërinë e Suedisë në ceremoninë e çmimit Nobel Stokholm për dhënien e një personi të angazhuar politikisht për të mbështetur politikën e Madhe Serbe të Sllobodan Millosheviç në vitet 1990.
Please follow and like us: