Albspirit

Media/News/Publishing

Pas diplomimit në Administrim-Biznes kërkova shkollën më të madhe dhe më të mirë të Kulinarisë dhe çdo përgjigje më solli te Instituti Kulinar Neranxi

Kush është Frida Barbullushi?

Përshëndetje. Fillimisht dua t’iu falënderoj për këtë intervistë. Jam Frida Barbullushi, 28 vjeç dhe vij nga qyteti i Shkodrës.

Çfarë keni studiuar?

Para se të nisja rrugëtimin tim në këtë profesion, isha pjesë e botës së numrave dhe shifrave. Kam studiuar në fakultetin Ekonomik “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës, në degën Administrim-Biznes. Një botë sa e afërt, por aq dhe e largët me profilin tim.

Pse keni zgjedhur të studioni gjithashtu në Institutin Kulinare Neranxi?

Me marrjen e vendimit tim për të vazhduar këtë profesion, dëshira ime ishte të merrja një formim të plotë dhe profesional. Në fakt po kërkoja për shkollën më të madhe dhe me programet më të plota kulinare që ndodhej ne rajon. Kudo që kërkoja dhe këdo që pyesja, të gjithë më adresonin tek një emër: “IKN”.

Doja të interesohesha më shumë dhe kërkova takim me stafin drejtues të IKN, ku më prezantuan dhe shpjeguan strukturën e shkollës. Laboratorët janë të kompletuar me pajisje dhe aksesorë që ka një kuzhinë të mirëfilltë. Ato ishin të ndara nëpër sektorë të ndryshëm dhe në bazë të kursit që nxënësit dëshironin të ndiqnin. Të gjitha klasat janë të hapura dhe mjafton një shëtitje në korridorin e gjatë të shkollës dhe i ke shikuar të gjithë…duke nisur nga kuzhina, pica, buka, çokollata, gelateria, pastiçeria dhe ne fund miksologjia (bari). Me pak fjalë nxenesit, pavarësisht profilit, mund të hulumtojnë në degë të ndryshme. Mundesia është në IKN.

Gjithashtu një faktor mjaft i rëndësishëm që më motivoj dhe me tepër ishte “”Diploma”. Ndryshe nga shkollat e tjera IKN të pajis me Diploma 2 vjeçare, qe njihen brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Eshte certifikimi i një programi intensiv, i zbërthyer në teori, praktikë mësimore dhe terren,. Duke përmendur aktivitete dhe gara të ndryshme që zhvillohen gjatë këtij 2 vjeçari. Prandaj dhe trokita ne dyert e IKN.

Kur ka filluar pasioni juaj për kuzhinë?

Pasioni im ka lindur që në vogeli, por pa e kuptuar atë. Raporti im më kuzhinë nisi që në moshën 6 vjeçare, ku me duhej të përgatisja vaktet. Ishte mami që më njohu me botën e shijes. Më dha informacioni e pare per “lenden e pare” dhe per rendesine e saj. Ne fakt kur e kujtoj me vjen për të qeshur,pasi femijet në atë moshë nuk lejohet as te futen ne Kuzhine, ndërsa unë mbaja thikë ne dore dhe ndizja gazin pa problem. Te jetosh dhe të rritesh ne Kuzhine gjatë femijerise, me aromat,zhurmat ishte për mua si një lloj vokacioni… sa me shume të rritesha aq me shume kultivoheshin shije te reja dhe aq me shume shtohej etja për dije. Sa me pak produkte te kishim ne kuzhinën tone,aq me sfiduese Behej per ne qe te krijonim një shije ndryshe, një shije e re. Por ne fund duheshin bere zgjedhjet për rrugën qe duhet te ndiqja.

Duke u rritur ne Shkoder jam ushqyer me artin dhe te bukuren. Kam studiuar për shumë vite pikturë. Mundohem gjithmonë te nderthure artin dhe bote e numrave dhe t’i zberthej keto te fundit ne pjatë.

Ju morët pjesë në aktivitetin e Ambasadës Italiane ne javën kulinare Italiane. Impresioni yt për atë eksperiencë?

Ju falenderoj për pyetjen.

Ishte një eksperiencë qe do me shoqeroj gjatë.Bashke me disa studentë të tjerë të IKN, duhej të asistonim ne pritjen që po Behej ne Ambasadën Italiane ne Shqiperi,me të ftuar diplomat te huaj dhe shqiptarë.Ne Kuzhine ndodhej Chef Pergiorgio Silviero, sot me një yll Michelin. Nuk e mendoja që gjatë viteve të shkollës të takoja nje Chef Kuzhine me një yll Michelin, aq më pak te punoja krah për krah tij.Kuzhina atë natë kishte koncept dhe nuanca të tjera. Perfeksion shijesh dhe teknikash ne cdo pjatë te prezantuar. Sodisfaksioni ishte i lartë pasi unë dhe pjesa tjetër e studentave arriten te pershtateshim me fluksin e punës.

Nje Tjetër sodisfaksioni ishte dhe ftesa qe mu ofrua, te vazhdoja stazhin tek restoranti i Chef Silvieron “Lazzaro 1915” ne Padova. Ne fakt ate nate nuk donim të largoheshin nga kuzhina e Ambasadës…Ishte nje eksperience e bukur dhe produktive.Uroj qe te ripërsëritet ne forma te tjera.

Tani jeni në vitin e dytë; cilat jane projektet tuaja profesionale në të ardhmen?

Koncepti im per kuzhinen nuk eshte vetem shija,por dhe të ushqyerit shëndetshëm. Mendoj se kemi xhaketen me te bukur dhe më të rëndësishme. Kemi nje detyrë fisnike: ate te te ushqyerit te trupit,mendjes dhe shpirtit.Dhe ketu eshte zanafillja e cdo cikli. Me pëlqen te krijoj kuzhinën time ideale, aty ku mund te shprehet identiteti im, filozofia dhe motoja ime. Te krijoj hapsiren time ,ku mund te gatuaj atë cfare une dua. Mendoj dhe besoj qe eshte lirshmeria me e madhe profesionale qe një kuzhinier mund të arrijë….nga ketu mund te lindin dhe nje sërë gjërash të tjera,si prsh shfrytëzimi i territorit. Kemi lëndë të para të mrekullueshme. Pse jo dhe kultivimin e tyre. Te rritesh nje produkt te shendetshem dhe t’a serviresh tek klienti ne forme e saj me optimale…duke i veshur me ngjyrat dhe nuancat e mija. Respekti dhe afrimi me vete produktin. Prandaj me pelqen Argo Turizmi. Por para se te ndermarre kete hap duhet te rritem profesionalisht.

Keni ndonjë projekt që mund t’ia prezantosh kompanisë Neranxi?

Projekte sigurisht qe ka, po mbi kete sektor…dhe uroj qe te kemi bashkpunime te mëtëjshme. Ju falenderoj per intervisten./perqasje.com/

Please follow and like us: