Xhoi Jakaj: Stilistja e njohur Merita Merja dhe eventi madhështor në ndihmë të të prekurve nga tërmeti
Të shtunën e parë të dhjetorit, e konkretisht në datën 7, në mjediset e “Maritim Plaza” në Tiranë, u realizua një event madhështor. Si kurrë më parë, të gjithë ishin mbledhur për të mësuar sekrete bukurie e jo të zakonshme, por të rrëfyera nga emri më i njohur në fushën e bukurisë Merita Merja e të bashkërenduara nën moderimin e të një prej figurave më të njohura publike, Olti Curri.
E kush nuk ka dëgjuar për magjinë e duarve të saj në make-up, kushdo ka hyrë në sallon ka dalë e mrekulluar. Merita me gjithë dashamirësinë e saj e organizoi në detaje atë event dhe mes grimieresh dhe vajza të fushës së bukurisë salla ishte e mbushur me mikesha të saj nga bota e showbizit. Mes tyre përmendim Alberie Hadërgjonaj, Xhoi Jakaj, Oriola Marashi, Juxhin Kurti, Valbona Halili, Antigona dhe Beatrix Ramosaj e shumë e shumë emra të tjerë nga bota e modelingut, bukurisë, këngës e artit nga të gjitha fushat.
Merita zbuloi sekretin e përzierjes së pigmenteve me ngjyre dhe fondatinës e arritjes së një rezultati perfekt në momentet kur në sallonin e një grimiereje nuk ka një fondatinë me ngjyrën e lëkurës së klientes. Rezultati ishte fantastik, mund ta shikoni dhe edhe në foto dhe të pranishmit u mrekulluan. Pas një pushimi në servirjen e një bufeje të këndshme, Merita realizoi edhe një make-up nuseje live, ku modelja ishte e veshur me fustan nusërie dhe rezultati përsëri ishte fantastik. Mesazi i mamasë së saj Vjollcës përloti të gjithë sallën, përfshirë edhe Meritën, sepse ishtë një mesazh i ndjerë i një nëne që po përjetonte suksesin e vajzës së saj.
Tufat me lule në skenë nuk kishin të mbaruar sepse të gjithë e dinë që Merita dashuron lulet. Në fund skena shndërriti nga sfilata e fustaneve të nusërisë të disnjuara nga vetë Merita si dhe fotoja e përbashkët me të gjithë të pranishmit në sallë. Për të gjithë ata që morën pjesë në masterclas kishte dhurata, produkte make-up dhe kozmetike të emrave të më njohur në botë në këtë fushë. Ajo që i dha Meritës nota të jashtëzakonshme ishte se të gjitha përfitimet e këtij masterclass-i ajo do t’i dërgonte për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit. E ky masterclass, i pari dhe i vetmi aktualisht në vendin tonë ishte i suksesshëm jo sepse e them unë, por sepse të gjithë e mendojnë kështu!
https://www.facebook.com/parukeri.estetike.merita/videos/1797683267042625/?t=7