CIKËL POETIK, SHQIP-ITALISHT NGA MIMOZA PULAJ
DHIMBJA IME PËR VENDLINDJEN
Veshur me zëra të tjerë.
Nga cdo kontinent.
Edhe pse është dhimbje: këngë e bukur e jetës.
E pavdekshme. Një zemër. Një frymë. Një trup.
Jehona e saj, atje
pranë liqenit ku ka dashuruar,
ku të gjitha vargjet dridhen
NË NJË GJUHË.
Me zerin e malit e detit.
Kenga ime: dhimbje.
E ndarë me të tjere: shkëlqim fjale.
Kthyer ne forcë.
DOLORE PER IL MIO PAESE DI ORIGINE
Vestito con altre voci
da tutti i continenti.
Anche se è dolore: bella canzone della vita.
L’immortale. Un cuore. Un respiro. Un corpo.
Il suo eco, lì,
vicino al lago dove si innamorò,
dove tutti i versi tremano
IN UNA SOLA LINGUA.
Con il suono della montagna e del mare.
La mia canzone: dolore.
Condiviso con gli altri: splendore di parole.
Diventa forza.
———————————————-
NATYRA DHE LIGJET E SAJ
Vetë i ka shkruajtur.
Mbi faqe mali, mbi re, mbi liqen…
Vizatime që gjallojnë. Mbi një libër të hapur. Për cdo sy.
Brënda tij, mos kërko! Më shumë. Më thellë.
Dhe mysafir i saj nuk je. O njeri!
I PËRKET.
A nuk të mjafton? Mbas ëndrrash,
vesa, këmbët e zbathura le t’i njomë!
Por pa u larguar. Nga ajo. Asnjëherë.
LA NATURA E LE SUE LEGGI
Le ha scritte lei stessa.
Sopra il lato della montagna, sopra le nuvole, sul lago…
I disegni che respirano. Su un libro aperto.
Per ogni occhio.
Al suo interno non cercare! Di più. In profondità.
E tu non sei il suo ospite. Uomo!
LE APPARTIENI.
Non ti basta? Dopo i sogni, la rugiada
lascia che ti bagni i piedi nudi!
Ma senza andartene. Da lei. Mai.
——————————————
KURAJA
Sa herë frika më
pushton
ngjaj
anije pa drejtim. Mes dallgësh.
Por nuk është kurrë vonë të mendosh
se asgjë nuk ka përfunduar… As bota… As humbja…
Sytë e shpresës
nuk i lënë të kalërojnë mendimet
në një qiell të zi.
Çirret, e shqyer, goja e saj:
tokë!
Dhe dërgoj KURAJËN të ulet në timon. E LIRË!
IL CORAGGIO
Ogni volta che la paura
mi occupa
mi sembro
una nave senza direzione. Tra le onde.
Ma , non è mai troppo tardi
per pensare che non sia finito
nulla… Né il mondo… Né la sconfitta…
Gli occhi della speranza
non lasciano che i pensieri cavalchino
in un cielo nero.
A squarciagola urlano:
terra!
E mando IL CORAGGIO a sedersi al volante .LIBERA!
———————————————–
DURRËSIT
Në dy brigje të kundërta frymojme. Prej vitesh.
Por deti i çuditur mbetet:
mes nesh nuk ka distancë.
Me të njëjtën pëlhurë kemi shpirtrat.
Me sa të tjerë, në ty,
të njejtat libra kam lexuar?
Ku disa fjalë nuk i kupton dot. Në asnjë gjuhë tjetër! Ç’simetri!
Sa herë të njëjtin tren kam marrë? E lumtur,
me pak bukë e djathë. Ujin e detit për të prekur… tek ty.
E te Currilat jam puthur. Pafund. E dashuruar. Në harmoni.
Oh, kur dridhesh ti e vuan… më copëtohet zemra.
Te njëjtën formë fryme kemi . Jemi një.
A DURAZZO
Respiriamo su due coste opposte. Da anni.
Ma strano rimane il mare:
non c’è distanza tra noi.
Dello stesso tessuto sono le nostre anime.
In quanti, siamo stati a leggere gli stessi libri da te?
Dove alcune parole non possono essere
descritte in nessun ‘altra lingua. Che simmetria!
Quante volte ho preso lo stesso treno? Felice!
Con un po’ di pane e formaggio. Per toccare la tua acqua del mare.
E nei Currila sono stata baciata. All’ infinito.
Innamorata. In armonia.
Oh quando tremi e soffri mi strazi il cuore.
Abbiamo la stessa forma del respiro.
Siamo una.
————————————
DITË E BUKUR
Sot, një ditë e bukur është!- mendon buzëqeshja.
Që në agim.
(Edhe pse frikë ka
që të mos jetë e tillë.) Dhe botën mbush me luledielli.
E në se shiu fillon
gjethet të rrëzojë një nga një,
me vullnet farat, të bëra tok
ngjiten lart. Mbi re… Për të kërkuar DIELLIN.
BELLA GIORNATA
Oggi è una bella giornata!- pensa il sorriso.
Dall’alba.
(Anche se teme
di non essere cosi.) E il mondo lo riempie di girasoli.
E se la pioggia inizia
a far cadere le foglie una per una,
con volontà i semi, uniti
salgono in alto. Sopra le nuvole. Per cercare il SOLE.
———————————-
BESIMI NË VETVETE
Që ditën që e humbe. Të pret.
Pranë anijes së tij. I gatshëm të të coj në të gjithë galaktikën.
E më i fortë do të kthehesh. Më i ditur.
E më shumë do të duash.
PA PËRDORUR NJË GJUHË TJETËR.
LA FIDUCIA IN TE STESSO
Ti aspetta. Dal giorno in cui la perdesti.
Vicino alla sua nave. Pronta a portarti in tutta la Galassia.
E tornerai più forte . Il più sapiente.
E amerai di più.
SENZA USARE UN’ALTRA LINGUA.