Mjekja suedeze e kthen prapa çmimin Nobel, për shkak të Handkes, adhuruesit të Millosheviçit
Mjekja suedeze, Christina Doctare, e ka kthyer prapa çmimin Nobel për shkak të shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili fitoi atë këtë vit dhe shkaktoi pakënaqësi të mëdha dhe fyerje nga akademia suedeze për viktimat e luftës në Kosovë dhe Bosnje.
Handke i cili njihet si adhuruesi i kriminelit Sllobodan Millosheviç dhe përkrahës i madh i tij, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Kosovë pasi akademia suedeze i dha atij çmimin Nobel. Një reagim të tillë e ka bërë sot edhe mjekja suedeze Christina Doctare, e cila ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në 1988, për shkak se një i tillë ju dhurua një njeriu si Handke, shkruan Al Jazeera. “Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë”, shtoi Doctare. Po ashtu ceremonia e dhënies së këtij çmimi u bojkotua nga nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia. Protestat pati përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, që u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica dhe më vonë në kryeqytetin suedez.