Albspirit

Media/News/Publishing

Arqile Garo: HISTORIA E NJË MIKUT TIM, POLIC

Image result for vajza me tanga"

Në rrëmujërat e nëntëdhjetë e shtatës, në një nga ato demostratat e bujshme, një vajzë e re, e shtyrë pa dashje nga turma që protestonte, rrezikonte të binte nga një urë goxha e lartë.

Mezi po mbahej, e nga momenti në moment do gjendej në boshllëk.

Ky, polici im, një djalë king e div nga trupi, e pa.

Me vetëmohim u turr poshtë urës e në momentin që vajzës i shterruan fuqitë dhe ra, e priti në prehër.

Kupton ti tani?

Ajo e shkreta, pasi e mori vetën dhe u ndërgjegjësua që polici im e kish shpëtuar nga vdekja, u përlot.

– O vëlla, si të të falenderoj unë ty? Si të ta shpërblej këtë që më bëre?

– Detyrën bëra! Të lutem! – ky trapi im.

– Hajde, hajde ca më këtej… – e kap për dore ajo dhe e tërheq poshtë urës.

– Do të të bëj një dhuratë që s’ke për ta harruar kurrë!

– Të lutem, – ai, – bëra detyrën!

– Mirë, mirë edhe unë detyrën do bëj.

Ngrë fustanin, heq mbathjet mikroskopike dhe duke kërkuar një vend të rehatshëm për t’u pozicionuar, gati instiktivisht ia le në dorë policit.

Dhe ky hajvani im:

– E ku më bëjnë mua këto?!

 

Shënim i botuesit: Polici nuk është as i djathtë, as i majtë dhe as i qendrës; ka pak informacion nëse është mysliman, ortodoks, katolik apo i ndonjë sekti tjetër, besohet ateist.

Please follow and like us: