Albspirit

Media/News/Publishing

Anca Glasu: ZGJIM

Image may contain: one or more people and closeup

Nuk e di si të humba.
Normalisht nuk vonohem në takime,
Patjetër jo në ato të krahëve
Që përqafojnë të heshtura
Ëndrra të ndara prej gjumit të zbrazur,
Të bardhë si dëbora e parë,
E ndritur dhe e trishtuar për mosardhjen time…
Por as nuk më prite dhe qave pastaj
Për trupin që humbe, për ftohtin që mbajte
Në gjoksin e zhveshur.
Do të doja të isha aty
Kur kuptove se më ke dhënë dhe të kam kthyer
Vetveteve tona të haruara, të vonuara në takimin
E krahëve të lëshuara…

 

Please follow and like us: