Albspirit

Media/News/Publishing

Aria e vogël 2.5 vjeç ka nevojë për ju sot!

image.png

Aria ka lindur fëmijë prematurë 36 javëshe me 08.07.2017 dhe pasojë e kësaj lindje të parakohshme në moshën 1 vjeç familja jonë u njoh me faktin se vajza gjatë lindjes dhe temperaturës së lartë mbas lindje ka dëmtuar totalisht njerin vesh, ndërsa veshi tjetër ka dëmtuar nervin Koklear (të dëgjimit). Aria ka nevojë emergjente për imlantin Cochlear për rikthimin e dëgjimit dhe të folurit. Ky impiant që të jetë efektiv duhet kryer në moshë të vogël deri maksimumi 36 muajshe. Operacioni mund të zhvillohet vetëm në Spitalin Amerikan 3, nga mjekë austriakë dhe doktori specialist Arvenol Meta në çmimin 32.000 (tridhjetë e dy mijë euro), por ndoshta dhe diçka më pak. Shpenzimet e këtyre operacioneve duhet të kryhen nga fondi i posaçëm për fëmijët me probleme dëgjimi, ku Aria është në këtë listë e 130-ta që do të thotë se ndoshta edhe në moshën 10 vjeç nuk i ka ardhur akoma radha.

Me zemër në duar vërtet kemi nevojë për mbështetjen tuaj finaciare sado të vogël në mënyrë që Aria t’i nënshtrohet këtij operacioni sa më shpejt .

Në emër të Arias së vogël ju lutem të mbështesni me ndihmën tuja qoftë edhe 1 euro me përshkrim “Fonde për ARIAN, emrin tuaj dhe një numër telefoni”.

Please follow and like us: