Albspirit

Media/News/Publishing

Guxim Alimani: Gjesti fisnik i fëmijëve të Alpeve dhe politikanët hipokritë!

No photo description available.

 

Ia vlen të shpresosh…!

 

(Refleksion në dhimbje)

 

Kjo listë nuk është e stisur, por një realitet që më vjen nga vendlindja. E përpos listës ku janë shënuar disa donacione fëmijësh të një shkolle në Tropojë më vjen historia prekëse që e shoqëron…!

Tre shokë klase të shkollës “Murat Paci”, sa marrin lajmin e trishtë të tërmetit të 26 Nëntorit, privojnë vehten nga blerja e shishes së ujit në dyqanin pranë shkollës dhe i luten me lot mësueses që 50 lekshen ta çonin si donacion për të prekurit nga tërmeti.

Ky fakt i thjeshtë nuk do koment. Por koment po i bëj aresyetimit tim, të cilin e ndaj me ju..!

Gjesti i Fiorentinës, Gerardit e Dionisit do të më dukej normal, por është diçka tjetër që e ben prekës deri të jashtëzakonshem. Kjo për faktin se shoh në ekran prej shumë ditësh politikanë hipokritë që “përloten” për fatkeqësinë, ndërkohë që asnjeri prej tyre nuk e privoi veten a fëmijët e vet nga një shishe ujë që të shuante etjen e atyre që ishin nën rrënoja.

E pra ky gjest fisnik fëminor i tre vogëlushëve në Alpe më jep shpresë se nesër nuk do jetë kështu. Do ketë më tepër fisnikëri, sinqeritet e solidaritet, sidomos në politikë.

Please follow and like us: